Sport

Ibrahimaj shënon tjetër gol, por Lillestromi mposhtet

Ylldren Ibrahimaj ka arritur në kuotën e katër golave të shënuar për skuadrën e Lillestromit norvegjez.

Ibrahimaj realizoi ndaj Bodo/Glimtit në minutën e 32-të të ndeshjes që i takoi xhiros së 24-t të elitës së futbollit norvegjez.

Por, gjiganti norvegjez Bodo/Glimt fitoi në fund 4:1.

Ibrahimaj luajti deri në minutën e 84-t.

Pas 24 ndeshjeve, Lillestromi ka 24 pikë në pozitën e tretë.

Bodo/Glimt është një pozitë më lartë me një pikë më shumë. Prin Molde me 60 pikë.