Ylldren Ibrahimaj ka asistuar në fitoren e Lillestromit të dielën në elitën e futbollit të Norvegjisë.
Lillestromi fitoi ndaj Haugesundit me rezultatin 1:0, në ndeshjen e xhiros së 27-të. Ibrahimaj asistoi në golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 57-të.
Ai në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka pesë asistime në total. Luajti deri në minutën e 84-t.
Lillestromi ka 42 pikë në 27 ndeshje, kurse Haugesundi ka 30 pikë.
Artikuj të ngjashëm