Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimaj asiston në fitoren e Lillestromit

Ylldren Ibrahimaj ka asistuar në njërin prej tre golave të cilat i shënoi bashkëlojtari i tij, Akor Adams. Ibrahimaj dhe Lillestromi të dielën fituan në shtëpi 3:1 përballë Stabaekut, në ndeshjen e xhiros së nëntë të elitës së futbollit norvegjez.

Ibrahimaj që e ka një ndeshje të zhvilluar me Kosovën në miqësore, asistoi në golin për 1:0 në minutën e 13-të. 27-vjeçari luajti deri në minutën e 67-të.

Për të ishte asistimi i parë në këtë edicion të kampionatit të Norvegjisë. Lillestromi në nëntë ndeshje ka 16 pikë, 12-të më pak se Bodo/Glimti lider, me një ndeshje më shumë të luajtur.

Artikuj të ngjashëm