Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra zbulon vështirësitë e gjashtë muajve të fundit

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq ka bërë një reagim të enjten në Facebook, një ditë pasi e kreu me sukses operimin e gjurit, i cili do ta mbajë jashtë fushës për të paktën tetë muaj. Në postimin e tij interesant, Ibrahimoviqi ka thënë se në gjashtë muajt e fundit ka pasur vështirësi të mëdha te Milani.

Ai i mungoi ekipit italian për pjesën më të madhe të sezonit, por në fund arriti të kurorëzohet me titullin e kampionit.

“Gjashtë muajt e fundit kam luajtur pa ligamentin kryesor në këmbën time të majtë. Gjuri i fryrë për gjashtë muaj. Kam qenë në gjendje të stërvitem me ekipin dhjetë herë brenda gjashtë muajve. Kam marrë më shumë se 20 injeksione për gjashtë muaj. E kam zbrazur gjurin çdo javë për gjashtë muaj. Kam marrë qetësues kundër dhimbjeve çdo ditë për gjashtë muaj. Mezi kam fjetur nga dhimbjet brenda gjashtë muajve”, ka shkruar Ibrahimoviq.

“Kurrë nuk kam vuajtur më shumë brenda dhe jashtë fushës. Kam bërë diçka të pamundur për diçka të mundshme. Në mendje kisha vetëm një synim, t’i bëja shokët dhe trajnerin kampionë të Italisë sepse iu kisha premtuar. Sot, kam një ligament të ri dhe një trofe më shumë”.

Image
Artikuj të ngjashëm