Zlatan Ibrahimoviq largohet nga Manchester Unitedi, e këtë e bën sipas mënyrës së tij.
Sulmuesi suedez, që e mbylli sezonin me “Djajtë e Kuq” me 17 gola dhe 5 asiste në Premier Ligë, publikoi në profilin e tij në “Instagram” një frazë, që përshkruan sezonin pozitiv që përjetoi me skuadrën angleze.
Ibra, që jo pak herë është shfaqur disi arrogant me qëndrimet e tij, publikoi një foto të tij, kur ai ka qenë duke festuar një gol me Manchester Unitedin, të shoqëruar me frazën e famshme të Julius Caesar, “Veni, Vidi, Vici”, vetëm se ai e kishte përkthyer në gjuhën angleze, sigurisht duke e përshtatur, transmeton TCH.
“Erdha, pashë, pushtova”, ishte postimi i 35-vjeçarit, që për një moment e vendosi veten në rolin e perandorit të madh romak.