Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroud: Ibrahimoviq shembull për të rinjtë

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud ka pasur vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij Zlatan Ibrahimoviq.

Sulmuesi francez është shprehur i lumtur që është pjesë e klubit “kuqezi”.

“Ibrahimoviq është shembull për futbollistët e rinj që luajnë në Milan. Jam shumë i lumtur dhe krenarë që luaj për Milanin në Serie A”, deklaroi Giroud.

Sulmuesi francez iu bashkua Milanit këtë vit nga Chelsea.