Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibra bën shaka me Pogban pas triumfit në EFL Cup

Zlatan Ibrahimoviq dhe Paul Pogba kanë bërë shaka pas triumfit të Manchester Unitedit në finalen e EFL Cup ndaj Southamptonit.

Ibrahimoviq shënoi dy gola në fitoren 3 me 2 ndaj Sotonit duke dëshmuar superformën e tij, me golin e 25 dhe të 26 në sezon.

Suedezi iu bashkua Unitedit gjatë verës si lojtar i lirë, ndërsa kthimi i Pogbas i kushtoi “Djajve të Kuq” rreth 105 milionë euro, shifër rekorde.

Pas ndeshjes, lojtarët dhanë intervistë për SkySports dhe Pogba vlerëson lartë transferimin e Ibrës duke thënë “Për këtë arsye e kemi blerë”, ndërsa Ibrahimoviqi reagon menjëherë.

“Më blenë?! Unë erdha si lojtar i lirë. Të blenë ty, unë erdha si i lirë!”, ishte përgjigja e suedezit.