Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi fiton EFL Cup

Manchester Unitedi ka fituar Kupën e Ligës në Angli apo të njohur si EFL Cup pasi ka mposhtur Southamptonin në finale me rezultat 3 me 2.

Edhe këtë ndeshje hero i “Djajve të Kuq” ishte Zlatan Ibrahimoviq që në ndeshje shënoi dy gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suedezi hapi serinë e golave në minutën e 19-të, ndërsa pas tij shënoi Jesse Lingard për 2 me 0 në minutën e 38-të.

Në fund të pjesës së parë Manolo Gabbiadini ngushtoi rezultatin, ndërsa tre minuta pasi nisi pjesa e dytë futbollisti i njëjtë barazoi gjithçka në ndeshje.

Kur pritej që ndeshja të vazhdonte përtej kohës së rregullt, Ibra realizoi një gol në minutën e 87-të për t’i dhënë titullin e ri skuadrës së Jose Mourinhos.

Me këtë triumf, Unitedi ka të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Evropës edhe për sezonin e radhës.