Max Verstappenit iu deshën vetëm 14 xhiro dhe 35 minuta për t’i kaluar 100 ngasës amator në një garë zbavitëse në “go-kart”, në Silverstone.
Katër herë kampioni i Formula 1 i ishin dhënë 35 xhiro dhe 75 minuta për t’i kaluar të gjithë.
28-vjeçari Verstappen që garon për skuderinë e Red Bullit, ishte i 37-ti në fund të xhiros së parë e shumë kaotike, ku shumë garues u përplasën mes vete. Kjo bëri që gara të ndërpritej përkohësisht.
Verstappen pas garës ka thënë se ishte i shqetësuar në fillim, kur i pa 100 garues.
“Por kur hyra në ritëm dhe isha në gjendje t’i kaloja ata një nga një, ishte me të vërtetë zbavitëse”, ka deklaruar Verstappen.
Verstappen e kishte nisur karrierën pikërisht në këto gara. Më pas e fitoi titullin në Formula 1 katër herë rresht, prej vitit 2021 deri në vitin 2024.