Elseid Hysaj e ka shënuar një gol në fitoren e Lazios të dielën në shtëpi kundër Cremoneses.
Lazio mposhti Cremonesen 3:2, në ndeshjen e parafundit të elitës së futbollit italian.
Hysaj shënoi gol që në minutën e katërt me asistim të Ciro Immobiles.
Ai luajti deri në minutën e 80-të.
Lazio e ka siguruar Ligën e Kampionëve. Ka 71 pikë në pozitën e tretë.
Cremonese në pozitën e parafundit ka 24 pikë dhe në edicionin tjetër do të bëj gara në Serie B.
Artikuj të ngjashëm