Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, me shumë gjasë do të jetë pa Elseid Hysajn dhe Diego Demmen kundër Juventusit të shtunën.
Pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga Atalanta të mërkurën, napolitanët kanë bërë të ditur një ditë më pas se Hysaj, pas kontrolleve të detajuara mjekësore, ka lëndim të shkallës së parë në këmbën e majtë.
27-vjeçari i mbrojtjes e ka nisur shërimin, por nuk pritet të jetë me skuadrën, kur Napoli do të jetë nikoqir i Juventusit në “Stadio Diego Maradona” këtë vikend.
Napoli është në vendin e gjashtë në Serie A. Pas 20 ndeshjeve ka 37 pikë.
Artikuj të ngjashëm