Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Napoli.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar u ka bërë me dije krerëve të klubit se është i pakënaqur me trajtimin nga shtabi teknik.
Raportohet se 26-vjeçari ua ka bërë të qartë krerëve të klubit se do të largohet gjatë kësaj vere.
Hysaj me Napolin në këtë sezon ka vetëm 13 paraqitje, duke e humbur vendin e titullarit.
Mbrojtësi u transferua te Napoli në vitin 2015 dhe deri më tash ka luajtur në 187 ndeshje.