Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hysaj i ofrohet Milanit

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, i është vetëofruar skuadrës së Milanit si lojtar i lirë, shkruajnë sot mediat italiane.

Meqë Diogo Dalot pritet të përfundojë huazimin e tij te Milan nga Manchester United në fund të këtij sezoni, Hysaj e sheh veten si zëvendësim ideal.

Mbrojtësi shqiptar nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me Napolin për vazhdimin e kontratës.