Elseid Hysaj ende është pjesë e Napolit por nuk dihet qartë e ardhmja e tij.
Rregullisht në javët e muajt e shkuar, menaxheri i tij, Mario Guiffredi, ka nënvizuar se mbrojtësi i Shqipërisë nuk do të jetë pjesë e napolitanëve për edicionin e ardhshëm.
Gazeta italiane “Calciomercato” ka shkruar të shtunën gjatë ditës se Elseid Hysaj mbetet opsion i hapur për Milanin, që është duke kërkuar përforcime në krah.
Mbrojtësi “kuqezi” është pa kontratë në verë, ndërsa e ka dëshmuar se mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes.
Artikuj të ngjashëm