Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Villarreali nuk dërgon ofertë për Hysajn

Lazio është në kërkim të një skuadre të re për Elesid Hysajn.

Sipas “Corriere dello Sport”, mbrojtësi i krahut të djathtë nuk është në planet e trajnerit, Maurizo Sarri, për sezonin e ri.

Hysaj është lidhur me një kalim te Villarreali gjatë këtij afati kalimtar.

Por deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë në drejtim të klubit italian për lojtarin.

28-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.