Ditën e diel Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Izraelit për Eliminatoret e Botërorit 2018, një sfidë kjo që konsiderohet si një finale për kuqezinjtë.
Kuqezinjtë janë në momentin më të vështirë duke qenë se vijnë në ketë ndeshje pas 5 humbjeve radhazi. Megjithatë kjo nuk i pengon ata që të shprehin besimin për një rezultat pozitiv ndaj Izraelit.
“Humbja me Luksemburgun na ka vrarë shumë. Por ne jemi të bashkuar dhe gati të luftojmë në Izrael. Të harrojmë humbjen dhe të mësojmë nga gabimet tona dhe t'i rregullojmë ato në ndeshjen tjetër. Të gjithë së bashku duhet të fitojmë dhe të shohim drejt së ardhmes. Besoj se cikli ynë nuk ka mbaruar pasi kemi në skuadër shumë futbollistë të rinj”, tha Hysaj.
Elseid Hysaj foli edhe lajmet për afatin kalimtar që po qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e trajnerit De Biasi duke mohuar largimin e tij nga bankina.
“Trajneri do të na kishte thënë nëse kishte vendosur të largohej. Në këtë moment nuk e ka bërë një gjë të tillë, kështu që besoj se ai do të qëndrojë me ne”, shprehet Hysaj.
-
Te Shqipëria synojnë fitore ndaj Luksemburgut
-
Abrashi e Kaçe optimistë për dy sfidat e ardhshme të Shqipërisë
-
Shqipëria synon fitore ndaj Luksemburgut pas humbjes nga Izraeli
-
Hysaj: Me trajnerin e ri bëjmë lojë sulmuese
-
Shqipëria fton tifozët për përkrahje në ndeshjen ndaj Izraelit, shumë komente kundër