Klaas-Jan Huntelaar ka njoftuar se do të largohet nga Schalke 04 si futbollist i lirë në fund të sezonit.
33-vjeçari ka nisur vetëm pesë ndeshje sivjet në Bundesligë dhe ka shënuar vetëm katër gola në 18 paraqitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHolandezi ka konfirmuar se do të largohet nga Schalke, por ka përjashtuar mundësinë që të kalojë në Kinë apo Turqi.
“Nuk jam i kënaqur se si po shkojnë gjërat në Schalke tani për tani. Kam kontratë që skadon së shpejti, andaj ky është viti im i fundit. Do të shohim çfarë oferta do të vijnë dhe do të vendos. Ka shans të mirë që të vazhdoj të jetoj në Holandë. Nuk do të kaloj në Kinë apo Turqi”, ka thënë ai për “De Telegraaf”, transmeton Koha.net.
Huntelaar ka shënuar 125 gola për Schalken në 234 paraqitje.