Rreth 200 persona sa ishin mbledhur të martën në mëngjes në tribunën kryesore të stadiumit "Rexhep Rexhepi" në Drenas, mbanin kokën e kthyer nga rruga për të parë se kur do të arrijë autobusi që bartte yjtë e përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Me padurim prisnin për t'i parë e për t'u dhënë përkrahje. Futbollistët e Kosovës u pritën ngrohtë nga tifozët e pranishëm. Nuk munguan duartrokitjet e as thirrjet "Kosova, Kosova", shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuartrokitjet e herëpashershme nuk i kursyen as gjatë dhe pas përfundimit të stërvitjes së parë përgatitore për ndeshjen kundër Islandës, që zhvillohet të premten në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, në kuadër të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018".
Kjo ishte stërvitja e parë dhe e vetme e Përfaqësueses në Kosovë. Pasditen e së martës është nisur për Shkodër, ku do të përgatitet dhe do të luajë ndeshjen e pestë eliminatore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.