Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërron vendimi, yjtë do të grumbullohen në Kosovë

Adhuruesit e përfaqësueses së Kosovës do të kenë mundësi që më 21 mars ta përcjellin nga afër stërvitjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në futboll, në prag të ndeshjes së pestë eliminatore për kampionatin botëror "Rusia 2018" kundër Islandës.

Seleksionuesi Albert Bunjaki tregon se është vendosur që grumbullimi të bëhet në Kosovë më 20 mars, katër ditë para ndeshjes me Islandën që zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër, sikur edhe stërvitja e parë, shkruan sot Koha Ditore.

Më 21 mars ai do të mbajë stërvitje në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, kurse pasdite ekipi do të udhëtojë për në Shkodër.

Stërvitja në Drenas do të jetë e hapur për tifozët kosovarë, kurse ato në Shqipëri do të jenë më dyer të mbyllura. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Artikuj të ngjashëm