Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Humbje e thellë e Shqipërisë

Futbollistet e Shqipërisë kanë pësuar humbje të thellë në kuadër të Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Të premten mbrëma në Dublin, Shqipëria pësoi 5:1 nga Irlanda.

Irlandezet kaluan në epërsi 1:0 që në minutën e katërt. Në minutën e shtatë Mego Doci realizoi për 1:1, por më pas vendaset shënuan edhe katër gola të tjerë për fitoren e thellë.

Katie McCabe i realizoi dy golat e parë, ndërsa tregolëshin e kompletoi në minutën e 81-të. Dy gola i realizoi Kyra Carusa.

Shqipëria mbetet vetëm me një pikë në grup. Barazoi në ndeshjen e parë me Hungarinë, ndërsa më pas humbi nga Irlanda e Veriut, 1:0. Pas katër ditësh në Shkodër Shqipëria luan sërish me Irlandën.