Beshiktashi e ka pësuar humbjen e dytë rresht në Superligën e Turqisë. Të hënën mbrëma Beshiktashi pësoi disfatë në udhëtim nga Gaziantemi pe shifrat, 2:0. Milot Rashica dhe Ernest Muçi u paraqitën nga minuta e parë për Beshiktashin.
Rashica kompletoi takimin, ndërsa Muçi u zëvendësua në minutën e 62-të të ndeshjes që i takoi javës së 29-të të elitës së futbollit turk. Beshiktashi humbi xhiron e kaluar edhe nga Galatasaray. Zë vendin e katërt me 46 pikë, kurse Gaziantepi në vendin e 15-të me 31 pikë.
Artikuj të ngjashëm