Sulmuesi Romelu Lukaku ka shpërthyer me nervozë pas ndeshjes me Kroacinë, pasi humbi disa raste të arta për t’ia mundësuar Belgjikës kualifikimin tutje në Kupën e Botës.
Sulmuesi i fuqishëm në të paktën katër raste nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë, duke u bërë “figura tragjike” e dështimit të “gjeneratës së artë” të Belgjikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelgëve u duhej fitorja, por ndeshja u mbyll baras pa gola
Pas ndeshjes, Lukaku shpërtheu me grusht drejt xhamit të bankës rezervë.
Në disa raste u desh të qetësohej nga stafi i trajnerëve, përfshirë Thierry Henryn.