Futbollisti anglez, Callum Hudson-Odoi, karrierën mund ta vazhdojë në Bundesligë, përcjell “Sky Sports” të dielën.
Përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e Borussia Dortmundit për një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit.
Raportohet se ka edhe klube të tjera të interesuara dhe se vendimi përfundimtar do të merret shumë shpejt.
21-vjeçari që është rritur të Chelsea, ka kontratë me klubin nga Londra deri në vitin 2024.