Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri pas Hudson-Odoit

Leicester City ka shprehur interesim për futbollistin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka njoftuar “Goal” të enjten.

Mësohet se Leicesteri po synon transferimin e sulmuesit të krahut, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për repartin ofensiv, në sezonin e ri.

Për kartonin e 21-vjeçarit, Leicesteri është i gatshëm t’i ofrojë rreth 25 milionë euro. Hudson-Odoi, në vitin 2019 është promovuar në ekipin e parë të Chelseat dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.