Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hudson-Odoi afër kalimit te Leverkuseni

Bayer Leverkuseni është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e Callum Hudson-Odoit në formë huazimi nga skuadra e Chelseat.

Kështu ka shkruar të mërkurën mediumi britanik “Daily Mail”.

Të dyja skuadrat janë në bisedime të avancuara për transferimin e mundshëm të 21-vjeçarit, ndërsa pagën e 100 mijë funteve në javë do ta paguajnë së bashku.

Në sezonin e kaluar Odoi luajti në 28 ndeshje.

Realizoi tre gola dhe pati gjashtë asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm