Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hudson-Odoi huazohet te Leverkuseni

Sulmuesi Callum Hudson-Odoi do të largohet nga Chelsea për ta vazhduar karrierën në Bundesligë, ka njoftuar “Sky Sports” të hënën.

Mësohet se Hudson-Odoi do t’i bashkohet skuadrës së Bayer Leverkusenit.

Në fakt, 21-vjeçari do të huazohet për një vit tek ekipi gjerman për shkak se te Chelsea nuk ka minutazhë të garantuar.

Ai do të jetë pjesë e Leverkusenit, ndërsa mbetet të shihet nëse ekipi gjerman do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit. Hudson-Odoi është produkt i akademisë së Chelseat dhe në ekipin e parë është promovuar prej vitit 2019.

Këtë edicion, ai nuk e ka asnjë ndeshje të zhvilluar ndërsa ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm