Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Callum Hudson-Odoi refuzon të luajë për Ganën në Kupën e Botës

Callum Hudson-Odoi ka refuzuar thirrjen e Ganës për Kupën e Botës dhe mundësinë për të luajtur në Katar, raporton “Daily Mail”.

22-vjeçari i Chelseat është i huazuar te skuadra e Bundesligës, Bayer Leverkusen dhe është bërë lojtar kyç në klubin gjerman.

Futbollisti i lindur në Angli ka rënë në sy të ganës me paraqitjet e tij sezonin aktual. Ai ka të drejtën e paraqitjes me shtetin afrikan përmes lidhjeve të prindërve të tij.

Ai mund të bëj ndryshimin e përfaqësueses pavarësisht se ka bërë tre paraqite për Anglinë.

Të gjitha paraqitjet e tij me Anglinë janë bërë para se të mbushte 21 vjeç, që do të thotë se futbollisti i zhvilluar te Chelsea mund të luajë pa ndonjë ndalesë për ndonjë shtet tjetër.

Edhe Hudson-Odoi prezantohet te Leverkuseni Sport Hudson-Odoi prezantohet te Leverkuseni

Por, ai ka refuzuar një gjë të tillë me fokusin për ta siguruar një vend te Anglia.

Futbollisti i krahut në 15 paraqitje ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.