Stinori zhgënjyes i Huddersfield Townit mund të arrijë pikën më të ulët të mundshme këtë fundjavë, ku një humbje ndaj Crystal Palacet kombinuar me rezultatet e tjera do të nënkuptonte se klubi do të barazonte rekordin e zi, raportojnë mediumet angleze të mërkurën.
Nëse Huddersfield humb dhe Burnley e Southampton fitojnë kundër Wolverhamptonit, përkatësisht Brightonit, atëherë rënia nga liga e Huddersfieldit vuloset edhe matematikisht.
Vetëm Derby Country, në stinorin 2007-08, ka rënë nga liga para fundit të marsit që nga epoka e Premier Leagues.
Derby përfundoi atë stinor me një seri prej 32 ndeshjeve pa fitore dhe shënoi rekord të zi me vetëm 11 pikë të mbledhura....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)