Watfordi sezonin e ardhshëm do të garojë në rangun e dytë të garave në futbollin anglez, pas humbjes në xhiron e 36-të nga Crystal Palace.
Me vetëm tri ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Watfordi matematikisht e ka të pamundur të ngjitet mbi tri pozitat e fundit të tabelës.
Watfordi është i 19-i në tabelë me 22 pikë të tubuara. Pos Watfordit edhe Norwichi ka rënë nga liga.
Në garë për mbijetesë janë Evertoni, Leedsi e Burnley.
Burnley është i 16-i me 34 pikë e 35 ndeshje të zhvilluara. Leedsi ka po aq pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur. Evertoni është i 18-i (pozitë që çon në Championship) me 32 pikë, por me 33 ndeshje të zhvilluara.
Artikuj të ngjashëm