Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoxha zëvendësues në fitoren e Dinamos

Sulmuesi i krahut Arbër Hoxha ka qenë zëvendësues në fitoren e Dinamo Zagrebit.

Dinamo mposhti të dielën Varazhdinin me rezultatin 1:0, në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit kroat.

Hoxha u inkuadrua në minutën e 62-të, ndërsa në minutën e 66-të nga fusha u largua mesfushori Arijan Ademi.

Dinamo është në vendi ne tretë me 44 pikë, kurse Varazhdini në vendin e tetë me 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm