Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoxha shkëlqen në fitoren e Dinamos

Arbër Hoxha ka dhuruar paraqitje të mirë në ndeshjen e dytë zyrtare me Dinamo Zagrebin.

Anësori nga Kosova luajti 89 minuta në fitoren e Dinamos 1:0 në udhëtim tek Istra 1961.

Sipas faqeve që merren me vlerësimet e lojtarëve, vetëm golashënuesi Merko Perkoviq kishte notë më të lartë se Hoxha në këtë ndeshje.

25-vjeçari kompletoi shtatë driblime nga po aq tentime.

Pati 65 prekje të topit, ndërsa nga 35 pasime në 25 ishte i saktë.

Hoxha fitoi edhe 11 duele në fushë nga 19 sosh.

Edhe Dinamo i afrohet titullit, Hoxha regjistron tjetër asistim Futboll Dinamo i afrohet titullit, Hoxha regjistron tjetër asistim

Hoxha kaloi te Dinamo këtë muaj. Ishte pjesë e Slaven Belupos.

Dinamo është e treta në tabelë me 37 pikë, katër më pak se lideri Hajduk Spliti.