Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoxha shënon në fitoren e Rijekës

Veldin Hoxha - Rijeka

Veldin Hoxha ka kontribuar në fitoren e Rijekës ndaj Slaven Belupos në udhëtim të hënën mbrëma.

Ai shënoi golin e dytë të fitores 3:1. Hoxha shënoi golin në minutën e 20-të të ndeshjes që i takoi javës së 32-të të elitës së futbollit të Kroacisë.

Mesfushori Hoxha luajti tërë ndeshjen. Lindon Selahi u inkuadrua në minutën e 75-të. Ndërkohë te Slaven Belupo titullar ishin Arbër Hoxha dhe Arb Manaj. Ky i fundit nuk u paraqit në pjesën e dytë, kurse Hoxha u zëvendësua në minutën e 77-të. Rijeka zë vendin e tretë me 47 pikë, kurse Slaven Belupo në vendin e gjashtë me 40 pikë.

Goli i Hoxhës

Artikuj të ngjashëm