Futbollist me prejardhje nga Kosova, Veldin Hoxha ka shënuar tri gola në fitoren e lideres së Kroacisë, Rijekës të dielën.
Rijeka mposhti në derbi Osijekun me rezultatin 3:0, në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit kroat.
Hoxha shënoi në minutën e 21-të golin e parë. Të dytin e realizoi pas dy minutash, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 63-të.
Hoxha u zëvendësua në minutën e 84-t, ndërsa Lindon Selahi kompletoi takimin. Enis Çokaj luajti vetëm në pjesën e parë për Osijekun. Rijeka është në vendin e parë me 56 pikë, kurse Osijeku në pozitën e katërt me 36 pikë.
Artikuj të ngjashëm