Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gola për Hoxhën, Pëllumbin e Elezin në Kroaci

Tre futbollistë shqiptarë kanë shënuar gola të premten në ndeshjen mes Slaven Belupos dhe Varazhdinit. Slaven Belupo e fitoi 3:2 ndeshjen e xhiros së 11-të të kampionatit kroat.

Arbër Hoxha e shënoi golin e dytë për Belupon në minutën e 18-të. Hoxha vrapoi nga gjysma e fushës së tij dhe më pas realizoi gol të bukur për 2:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Varazhdini u përgjigj me golat e Jorgo Pëllumbit dhe Agon Elezit.

Në minutën e 82-të Slaven Belupo, ndonëse me një lojtar më pak në fushë, shënoi për 3:2.

Slaven Belupo është e teta me 12 pikë. Varazhdini renditet i pesti me 14 pikë.