Arbër Hoxha ka realizuar gol të bukur në elitën e futbollit të Kroacisë. Futbollisti kosovar të premten mbrëma, shënoi për skuadrën e tij Slaven Belupon që barazoi 2:2 në udhëtim te Varazhdini.
Hoxha në minutën e 81-të realizoi për 2:1. Ishte goli i tij i parë në këtë edicion të futbollit kroat, ndërsa e ka edhe një asistim në dy ndeshje.
24-vjeçari e kompletoi ndeshjen, ndërsa Arb Manaj u inkuadrua në minutën e 87-të. Jorgo Pëllumbi luajti në tërë ndeshjen te vendësit.
Slaven Belupo pas dy ndeshjeve ka një pikë dhe zë pozitën e tetë. Varazhdini ka dy barazime dhe është i katërti në tabelë.
Artikuj të ngjashëm