Arbër Hoxha ka shënuar supergol të dielën në ndeshjen që Slaven Belupo po e zhvillon me Rijekën në xhiron e 14-t të elitës së futbollit kroat.
Hoxha shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë. Ai pranoi topin në krah, dhe gjuajti fuqishëm.
Topi u ndal në këndin e portës së portierit kundërshtar. Hoxha luan për Slaven Belupon. Rezultati aktual është 1:1 pas 55 minutash.
Artikuj të ngjashëm