Arbër Hoxha ka shënuar gol, por që nuk i ka mjaftuar as për së afërmi skuadrës kroate, Slaven.
Slaveni të dielën mbrëma pësoi 5:1 nga Hajduku në Split, në kuadër të elitës së Kroacisë. Hoxha shënoi për 1:0 në minutën e 43-të. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesë e parë. Hoxha në minutën e 56-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Emir Sahitit.
Rezultati ishte 1:1, ndërsa më pas Hajduku shënoi edhe katër gola të tjerë për fitoren bindëse.
Sahiti ka luajtur deri në minutën e 62-të për Hajdukun.
Arb Manaj nuk u aktivizua fare te Slaveni.
Slaveni mbetet i dyti me 14 pikë nga tetë ndeshje. Hajduku i ka 12 pikë në vendin e tretë, por nga gjashtë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm