Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoxha shënon, Sahiti asiston dhe përjashtohet me të kuq

Arbër Hoxha ka vazhduar me paraqitje të mira në Kroaci. Ai shënoi një gol në barazimin e Slaven Belupos në shtëpi ndaj Hajdukut të Splitit me rezultatin 2:2.

Në golin e dytë të Hajdukut, asistues i golit ishte Emir Sahiti, që në minutën e 79-të u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë të marrë në minutë ne 79-të.

Ndeshja e luajtur të shtunën i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit kroat.