Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Honda kthehet në F1 si partner i Aston Martinit

Honda do të rikthehet në Formula 1 në vitin 2026 si partner i skuderisë së Aston Martinit.

Kjo kompani zyrtarisht ishte tërhequr nga Formula 1 në fund të vitit 2021, por motorët e saj ende përdoren nga dy skuadrat e Red Bullit.

Honda ka thënë të mërkurën se faktori kyç për rikthimin në Formula 1 ka qenë ideja e largimit të karbonit deri në vitin 2030.

Rregullat e reja që do të vendosen në vitin 2026, do ta rrisin performancën elektrike të motorëve në Formula 1.