“Audi” ka zgjedhur Sauberin si skuderinë në të cilën do të hyjë në Formula 1 nga sezoni 2026.
Makina gjermane e ka dizajnuar tashmë motorin për të hyrë në garë.
Sauberi si ekip do të garojë në vitin 2024 dhe 2025 me Ferrarin, si furnizues aktual i motorit.
Alfa Romeo nuk do të jetë pjesë e garave pas vitit 2023.
“Audi është partneri më i mirë strategjik për ‘Sauber Group’. Është e qartë se ne kemi të njëjtat vlera dhe vizion dhe po shohim para drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta në partneritetin tonë të fuqishëm e të suksesshëm”, ka thënë Finn Rausing, i pari i bordit të drejtorëve të Sauberit.
“Audia” është pjesë e grupit të “Volkswagenit”, që ka planifikuar hyrjen në Formula 1 në vitin 2026 me Porschenë po ashtu.