Holanda e ka mposhtur 3:0 Gjeorgjinë në miqësoren e zhvilluar të dielën.
Në minutën e 10-të, “Tulipanët” arritën të kalonin në epërsi me anë të Memphis Depayt që shënoi nga penalltia.
Në 45 minutat e dytë, Holanda shënoi edhe dy herë, për ta vulosur fitoren.
Ishte minuta e 55-të, kur Wout Weghorst pranoi një asistim nga Depay, për të shënuar për 2:0. Holanda shënoi një gol të bukur me anë të Ryan Gravenberch në minutën e 77-të për 3:0.
Holandezët janë në Grupin C së bashku me Austrinë, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Euro 2020 fillon më 11 qershor.
Artikuj të ngjashëm