Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hodaj, 20 vjeçari që s’ka pranuar gol për 900 minuta

Portieri i KF KEK-ut, Drini Hodaj nuk ka pranuar gol në10 ndeshjen e fundit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Këtë e bën të ditur KEK-u përmes një postimi në Facebook, në të cilin thotë se ai pritet që së shpejti të ftohet edhe nga Kosova U-21, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Drini Hodaj 900 minuta pa gol! Portieri i cili 900 minuta nuk ka pranuar ende gol. 10 ndeshje pa humbje pa gol, ky është portieri 20 vjeçar, që po shkëlqen dhe po mban rekordin 900 minuta pa gol, gjë që e bën portierin më të mirë në ligë. Potenciali i tij është gjithnjë e më shumë në rritje. Pritet që shumë shpejtë të jetë edhe pjesë Reprezentacionit të Kosovës U21”, thuhet në postimin e KEK-ut.

KEK-u thotë se, “është me fat që arriti ta blindojë gardianin, sepse kishte shumë oferta nga klubet e Superligës”.