Portieri Drin Hodaj është rikthyer te KEK-u, ku edhe kishte nisur karrierën si futbollist.
Këtë e bën të ditur klubi i KEK-ut përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.
“KEK-u rikthen gardianin Drin Hodaj, i cili pas një aventure të shkurt te Drenica rikthehet në vendlindje ku mori hapat e parë. Hodaj ishte ndër më meritorët që KEK-u u ngrit në Superligë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.