Kapiteni i Eintracht Frankfurtit dhe fituesi i Ligës së Evropës, austriaku Martin Hinteregger, është pensionuar befasisht në moshën 29-vjeçare.
Qendërmbrojtësi karizmatik ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë, pavarësisht se edicionin tjetër do të luajë në Ligën e Kampionëve.
“Kam menduar për pensionimin në fund të sezonit. Isha në një situatë të vështirë në aspektin sportiv. Paraqitjet e mia nuk ishin të rregullta. Nuk i shijoja fitoret edhe aq shumë, ndërsa humbjet më shkaktonin dhembje të dyfishtë”, ka thënë Hintereger të enjten.
Lajmi u bë publik edhe nga faqja zyrtare e Frankfurtit, që e ka falënderuar austriakun për kontributin e dhënë.
Artikuj të ngjashëm
-
Martinez mund t’i japë fund karrierës ndërkombëtare
-
Kapiteni i Japonisë mbetet jashtë Botërorit për shkak të lëndimit, i jep fund karrierës ndërkombëtare
-
Baumgartner lëndohet gjatë ngrohjes dhe humb Botërorin
-
Schmeicheli pensionohet për shkak të lëndimit të shpatullës
-
Ter Stegen fiton titullin dhe bie nga liga në të njëjtin edicion