Christian Fuchs ka njoftuar të enjten për pensionimin nga futbolli profesionist, në moshën 36-vjeçare.
Fuchs për kohë të gjatë ka qenë kapiten i Austrisë, ndërsa ka luajtur 78 ndeshje.
Mbrojtësi austriak i krahut të majtë ka luajtur për Mattersburgun, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bochumi, Mainzi e Schalke në Gjermani.
Suksesin më të madh në karrierë e kishte në edicionin 2015/16, kur befasisht fitoi titullin e Premier Leagues me Leicester Cityn.
Së fundmi ishte pjesë e Charlotte FC, ndërsa pritet të vazhdojë në skuadrën amerikane por me një rol tjetër.