Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pensionohet Fabregas

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelseat, Cesc Fabregas, është pensionuar nga futbolli profesionist në moshën 36-vjeçare.

Fabregasi pensionohet pas një karriere të suksesshme, duke fituar dy tituj të Premier League me Chelsean, një të La Ligas me Barcelonën dhe një Kupë FA me Arsenalin.

Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës dhe dy kampionate evropiane ndërsa përfaqësonte Spanjën. Fabregas luajti 110 herë për vendin e tij midis viteve 2006 dhe 2016.

Në total, fitoi 17 trofe për 20 vjet karrierë. 

36-vjeçari tani do ta kthejë vëmendjen te zeja e trajnerit. Do të qëndrojë në skuadrën e Serie B, Como, klubi për të cilin luajti sezonin e kaluar, për të udhëhequr ekipin U-19 dhe B.