Gonzalo Higuain ka vazhduar t’i refuzojë të gjitha ofertat, të fundit nga Roma e West Hami, vetëm e vetëm për të qëndruar te Juventusi. Kjo mund ta detyrojë Moise Keanin të largohet nga ekipi.
Sipas “Sky Sport Italia”, sulmuesi nuk e mendon largimin nga gjiganti torinez, pasi tashmë është rikthyer në klub pas huazimeve që i pati te Milani e Chelsea, transmeton “Sporti në KTV”. Higuaini kërkon ta bindë trajnerin Maurizio Sarri, ndërsa në të kaluarën me të kishte punuar edhe sa ishte pjesë e Napolit.
Në rast të qëndrimit të sulmuesit argjentinas, Juve do ta mendonte huazimin e talentit 19-vjeçar, por edhe lëshimin e futbollistit te një klub tjetër me opsionin për ta riblerë atë.
Në drejtim të sulmuesit Kean kanë ardhur oferta nga Evertoni dhe Ajaxi.