Paulo Dybala po kërkohet nga Barcelona.
Gonzalo Higuain ka këshilluar bashkëkombësin e tij Paulo Dybala që të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi, pasi kjo është për të mirën e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDybala shihet si zëvendësuesi i Neymar te Barcelona, i cili mund të largohet drejt PSG-së për 222 milionë euro, transmeton kp.
“Ai nuk duhet të qëndrojë këtu vetëm për ta fituar Ligën e Kampionëve, pasi që ne duam që këtë vit të fitojmë Scudetton dhe Kupën e Italisë për të shtatën përkatësisht të katërtën herë radhazi. Por nëse arrijmë të triumfojmë edhe në Evropë, do të ishte shumë më mirë”, ka thënë Higuain.
“Dybala është te Juve tash e dy vite dhe këtu ka gjetur vazhdimësi. Është i ri në moshë, i lumtur, si dhe klubi e tifozët e duan shumë, ashtu edhe ne të tjerët. Nuk duhet të harrojmë që Juve i ka ndihmuar shumë për t’u rritur”.
“Megjithatë gjithçka do të varet nga dëshira e tij dhe ai e di më së miri sesi të veprojë”, ka theksuar argjentinasi.