Hetuesit amerikanë po punojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, që çoi në vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant, të dielën në Kaliforni.
Të nëntë njerëzit në bordin e helikopterit humbën jetën, përfshirë vajzën 13 vjeçe të Bryantit, Gianna.
Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.
Bryant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit.
Ai ka qenë pesë herë kampion i NBA-së (Asociacionit Kombëtar të Basketbollit) dhe ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare.
Një peticion online për të përdorur imazhin e Kobe Bryant si logo të re zyrtare të NBA-së u mbështet nga më shumë se një milion njerëz./kp
-
Bota shokohet me vdekjen e ish-basketbollistit, Kobe Bryant
-
Lakersi zbulon statujën e Kobe Bryantit
-
E veja e Kobe Bryantit dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit
-
Vanessa Bryant kërkon miliona dollarë për rrjedhjen e fotove të aksidentit të Kobe Bryant
-
Vanessa Bryant thotë se për vdekjen e burrit dhe vajzës e mori vesh nga rrjetet sociale