Mesfushori Përparim Hetemaj ka treguar se te Finlanda nuk ka luajtur në pozitën e tij të preferuar - në mes të fushës.
Hetemaj te Finlanda luajti si mesfushor i krahut, kurse te Chievo dhe skuadrat e tjera ka luajtur si mesfushor i qendrës, shkruan sot “Koha Ditore”. Megjithatë nuk i ka penguar që ka luajtur në pozitën ku trajneri ka vendosur.
“Nuk jam lojtar i tillë që them 'ose luaj në mes, ose nuk luaj fare'. Si lojtar, unë pranoj çdo vendim, ashtu kam bërë edhe në të kaluarën. Por pozita ime është në mes të fushës”, ka thënë Hetemaj për mediat finlandeze.
Hetemaj është tërhequr nga Finlanda për të cilën luajti nga viti 2009. Luajti 49 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm